Një 25-vjeçare, Xhuana Nikolli, i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme duke konsumuar fostoksinë dhe ka ndërruar jetë në QSUT. Pas kallëzimit të familjarëve, të cilët pretendojnë se ajo dhunohej nga bashkëshorti, policia ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj me iniciale E.Z., i dyshuar për veprat penale të dhunës në familje dhe shkaktimit të vetëvrasjes.
Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune. Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e tij në Lezhë, por ai nuk është gjetur dhe vijon të kërkohet për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Nikolli ishte nga Lezha, jetonte në Shëngjin dhe kishte studiuar për drejtësi.