Një 18-vjeçar nga Alicante i Spanjës shkaktoi kaos duke hakuar shumë agjenci dhe kompani, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Arsimit, si dhe bazat e të dhënave të NATO-s dhe SHBA-së.
Pas arrestimit të tij, u zbuluan mbi 50 llogari kriptomonedhash dhe pajisje kompjuterike që po shqyrtohen nga ekspertët. Ai ka fituar akses në të dhëna personale dhe dokumente të klasifikuara, të cilat i shiste ose i postonte në forume.
Policia po heton mundësinë e lidhjes me krime të tjera kibernetike.