Një shumicë dërrmuese e publikut në Japoni kundërshton ndërhyrjen ushtarake të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Iran, sipas një sondazhi të gazetës Asahi Shimbun, ku 82% e të anketuarve janë shprehur kundër, ndërsa vetëm 9% në mbështetje.
Rezultatet rrisin presionin ndaj kryeministres Sanae Takaichi, e cila deri tani ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm, duke shmangur vlerësimet ligjore për konfliktin. Megjithatë, mbi gjysma e qytetarëve nuk e mbështesin këtë qasje.
Sondazhi evidenton gjithashtu shqetësim të lartë për pasojat ekonomike, me 90% të të pyeturve që presin ndikim negativ, ndërsa një pjesë e konsiderueshme kritikon masat e qeverisë si të pamjaftueshme.
Pavarësisht kësaj, mbështetja për qeverinë mbetet relativisht e qëndrueshme. Ndërkohë, Takaichi pritet të udhëtojë në Washington për një takim me presidentin Donald Trump, në një klimë presioni të shtuar politik dhe publik.