Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka akuzuar ashpër qeverinë për gjendjen e rëndë në spitalet e vendit, duke theksuar se pacientët po vdesin, veçanërisht në Spitalin Onkologjik. Noka përmendi gjithashtu gjendjen e spitaleve në Lushnjë dhe Has, duke pohuar se spitali i Hasit është mbyllur dhe shndërruar në stallë kuajsh. Ai lavdëroi qëndrimin e SHBA-së për të mos mbështetur regjimin e George Soros dhe paralajmëroi se ata që janë të lidhur me këtë regjim do të kenë probleme me ligjin.