Që nga nga 1 Marsi 2025, pasagjerët që tashmë kanë një kartë imbarkimi elektronike në telefonin e tyre po udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) drejt vendeve Schengen pa pasur më nevojë për ta printuar!
Si funksionon?
1-Nëse linja ajrore e ofron këtë opsion, sigurohuni që të keni kartën elektronike të imbarkimit në telefon.
2 -Skanojeni atë në kontrollin e sigurisë dhe në portën e imbarkimit.
3-Udhëtoni më shpejt, pa pasur nevojë për letra shtesë!
TIA vijon të përmirësojë përvojën tuaj të udhëtimit, duke e bërë atë më të thjeshtë dhe më efikase.