Albinen, fshati zviceran që ofron 25.000 euro për ata që vendosin të jetojnë aty!

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një vendi për të jetuar, faktorë si distanca nga familja, puna, klima dhe perspektivat janë të rëndësishëm. Por një fshat zviceran ofron diçka më shumë: 25.000 euro drejtpërdrejt në llogarinë tuaj, nëse vendosni të jetoni në Albinen, një fshat i vogël në kantonin Valais.

Albinen ndodhet në 1.350 metra lartësi, pranë Leukerbad, një qendër e njohur për spa dhe skijim. Megjithatë, fshati ka vetëm 241 banorë dhe autoritetet kanë krijuar një program mbështetjeje që ofron rreth 26.610 euro për individët, më shumë se 53.000 euro për çiftet, dhe rreth 10.000 euro për fëmijët që vendosin të transferohen atje.

Përfitimet janë të lidhura me angazhimin për të ndërtuar ose rinovuar një shtëpi në fshat, dhe 70% e punëve duhet të kryhen nga kompani lokale. Pagesa bëhet pas përfundimit të ndërtimit dhe regjistrimit të qëndrimit. Investimi minimal duhet të jetë rreth 200.000 franga zvicerane, dhe banorët duhet të qëndrojnë aty për të paktën dhjetë vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *