Avioni supersonik thyen barrierën e zërit!

Avioni supersonik XB-1 i Boom Supersonic ka theyer barrierën e zërit gjatë një fluturimi mbi shkretëtirën Mojave më 10 shkurt, një moment që u regjistrua nga NASA. Ky fluturim i dytë supersonik u realizua në bashkëpunim me NASA-n, duke përdorur teknologjinë e fotografisë Schlieren për të kapur valët e goditjes që shkakton shpejtësia supersonike.

Për të realizuar foton, Boom Supersonic dhe NASA përdorën teleskopë tokësorë me filtra të veçantë për të zbuluar ndryshimet në densitetin e ajrit rreth avionit. Edhe pse XB-1 fluturoi me shpejtësi supersonike, analizat treguan se nuk pati bum zanor, hapur kështu mundësinë për fluturime komerciale deri 50% më të shpejta.

Kjo është një hap i rëndësishëm në rikthimin e udhëtimeve komerciale supersonike, një qëllim i Boom Supersonic, e cila synon të arrijë shpejtësinë 1.7 Mach (1,300 milje në orë) dhe të krijojë një pasardhës të Concorde, duke ofruar teknologji të avancuar dhe efikasitet më të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *