Qeveri mbyll TikTok-un, Berisha lajmëron protestë kundër vendimit!

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, njoftoi se qeveria ka vendosur masa të përkohshme për të shmangur ndikimet negative të TikTok, pas konsultimeve me prindërit. Ajo tha se është rekomanduar mbyllja ose kufizimi i aksesit në platformën TikTok për 12 muaj, një periudhë që do të shërbejë për marrjen e masave të nevojshme në bashkëpunim me përfaqësuesit e TikTok.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur një protestë kombëtare më 15 mars, kundër këtij vendimi, e cila do të mbahet para Kryeministrisë. Berisha e cilëson vendimin si një akt censure dhe fton qytetarët, të rinjtë, dhe gjimnazistët të marrin pjesë. Ai argumenton se vdekja tragjike e Martin Canit nuk ka lidhje me TikTok dhe se qeveria po përdor këtë incident për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe kontrolluar rrjetet sociale, sidomos në prag të zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *