Unaza e Madhe, ARRSH njoftim për bllokim aksi

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në kuadër të fazës përfundimtare të ndërtimit të rrugës “Plotësimi, Rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, do të realizohet shtresa e asfaltobetonit në aksin kryesor të segmentit nga ish-Sheshi Shqiponja deri tek Ura e Lumit të Tiranës. Punimet janë planifikuar për datat 8-9 mars 2025.

Për shkak të punimeve, do të jetë e nevojshme bllokimi i këtij aksi gjatë orëve të natës (20:00 – 06:00), me orientimin e trafikut si më poshtë:

  • Më 8 mars 2025, nga ora 20:00 deri në 06:00, do të kryhen punime në krahun e djathtë të aksit kryesor. Për këtë arsye, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në Tunelet nr.2 (rruga nga autostrada Tiranë-Durrës drejt Unazës Veriore) dhe Tunelin nr.1 (rruga nga Teodor Keko drejt Unazës Veriore).
  • Më 9 mars 2025, nga ora 20:00 deri në 06:00, do të zhvillohen punime në krahun e majtë të aksit dhe trafiku do të devijohet për në nënkalimin e Paskuqanit, duke udhëzuar automjetet në rrugët që lidhen me këtë nyje.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe kontraktori i punimeve kanë marrë masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe kërkojnë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim të përkohshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *