Mes lotësh, kryeministri kanadez, mban fjalimin e lamtumirës!

Kryeministri kanadez Justin Trudeau mbajti një fjalim emocionues lamtumire gjatë një konference të Partisë Liberale të dielën, duke u ndarë nga pozita pas një periudhe të gjatë udhëheqjeje.

Ai udhëhoqi Kanadanë për gati një dekadë, që nga marrja e detyrës më 4 nëntor 2015, por vendimi për të hequr dorë erdhi më 6 janar pas muajsh me vështirësi të brendshme dhe rënies së popullaritetit.

Ekonomia në rënie dhe menaxhimi i vështirë i vendit ishin disa nga faktorët që ndikuan negativisht në imazhin e tij.Përkundër kësaj, në konferencën e së dielës, Trudeau u përball me një turmë mbështetësish që e falënderuan për udhëheqjen e tij, ndërsa ai shprehu mirënjohjen për arritjet e tij gjatë këtyre viteve. Ai e cilësoi mandatin e tij si një periudhë të mbushur me sukses dhe arritje të mëdha.

Partia Liberale do të njoftojë pasardhësin e tij të dielën, i cili do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *