Kandidatët për zgjedhjet e 11 majit, Partia e Lirisë përjashton Erisa Xhixhon!

Partia e Lirisë ka shpallur katër kandidatët që do të garojnë për deputet në zgjedhjet e 11 majit, si pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike.

Në Tiranë, kandidatët do të jenë Kryetari Ilir Meta dhe Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi. Në Fier, do të garojë Brunilda Haxhiu. Në Elbasan, do të kandidojë Edmond Haxhinaston.

Burime brenda partisë kanë konfirmuar për mediat se këto kandidatura janë të bazuara në konsultime të brendshme dhe kanë si qëllim maksimizimin e votave të koalicionit opozitar.

Ajo që bie në sy është përjashtimi i Erisa Xhixhos, që pritej të ishte pjesë e listës në Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *