Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar natën e kaluar në zonën e Kurbinit, ku Policia Vendore e Kurbinit ka ndërmarrë një operacion. Sipas burimeve për mediat, gjatë zhvillimit të operacionit, efektivët janë përballur me rezistencë nga disa individë, të cilët kanë nisur të qëllojnë me armë në drejtim të policisë.
Në informacionet paraprake, dyshohet se një efektiv i grupit policor ka mbetur i plagosur, ndërsa dy persona janë arrestuar për armëmbajtje pa leje. Për momentin, policia nuk ka lëshuar ende një njoftim zyrtar për ngjarjen.