Dawn Robinson, këngëtarja e njohur nga grupi En Vogue dhe e njohur për hitin “Free Your Mind”, ka zbuluar se ka jetuar në makinën e saj për tre vitet e fundit. Në një video të publikuar në YouTube, ajo ndau këtë eksperiencë të vështirë, duke thënë: “Djema, tre vitet e fundit kam jetuar në makinën time”.
Vendimi për këtë hap erdhi pas një transferimi në Las Vegas në vitin 2020 për të jetuar me prindërit e saj, një kalim që nuk shkoi siç kishte pritur. Robinson e përshkroi situatën si “të mrekullueshme derisa nuk ishte”, duke shtuar se marrëdhënia me nënën e saj ishte bërë e tensionuar dhe kishte përfshirë dhunë fizike, duke e detyruar atë të largohej pas vetëm një muaji.
Pas një periudhe të jetesës në makinë, një menaxher i saj e bind për të shkuar në Los Anxhelos, por kur mbërriti, ajo kuptoi se nuk kishte vend për të në shtëpinë e tij. Kështu, ajo qëndroi për tetë muaj në një hotel, ndërsa përpiqej të gjente një apartament. Megjithatë, menaxheri i saj vazhdimisht refuzonte opsionet që ajo shqyrtonte. Pas kësaj, Robinson nisi të eksploronte mundësinë e jetesës në makinë, duke parë video në YouTube për njerëz që kishin zgjedhur të jetonin në automjete, dhe e pa këtë si një alternativë që mund ta çlironte nga vështirësitë e saj.