Partia Demokratike ka thirrur një protestë sot në kundërshtim të vendimit të Qeverisë për mbylljen e TikTok, duke pretenduar se ai nxit dhunë tek të miturit. Protesta do të mbahet në orën 19:00 para Kryeministrisë, ku do të marrin pjesë kryesisht të rinjtë nga Forumi Rinor i PD.
Policia do të bllokojë rrugët përreth bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe do të ketë forcime të sigurisë, përfshirë 1,200 efektivë dhe forca RENEA. Opozita e konsideron mbylljen e TikTok si një akt censure dhe një tentativë për të kontrolluar informacionin para zgjedhjeve parlamentare.
Sali Berisha ka shpallur mbështetje për protestën, duke e quajtur atë një qëndresë kundër censurës dhe kontrollit të informacionit.