Cilësia e arsimit të lartë në Shqipëri ka një nivel të ulët, duke e renditur vendin ndër ato me performancën më të dobët në Europë dhe Azinë Qëndrore, sipas raportit të Bankës Botërore.
Rajoni ECA, ku bën pjesë edhe Shqipëria, përballet me sfida të mëdha, përfshirë mungesën e financimit dhe kurrikulat e vjetëruara.
Shkaqet kryesore të cilësisë së dobët të arsimit janë mungesa e infrastrukturës moderne në universitetet dhe ndikimi i politikës dhe interesave private mbi cilësinë akademike.
Banka Botërore ka rekomanduar disa masa për të përmirësuar situatën.
Raporti tregon gjithashtu se mundësitë që brezat e ardhshëm të jenë më të arsimuar se prindërit janë në rënie, dhe kjo paraqet një rrezik për perspektivat afatgjata të rritjes në rajon. Banka Botërore thekson se pa veprime urgjente për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe lidhjen më të fortë të talenteve me tregun e punës, Shqipëria dhe shtetet me të ardhura të mesme nuk do të arrijnë të bëhen vende me të ardhura të larta brenda një ose dy brezash.
Në mesin e shteteve me cilësi të ulët arsimore janë Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Armenia dhe Azerbajxhani.