Skënder Gega është emëruar trajneri i ri i Partizanit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i kuq nëpërmjet një komunikate zyrtare.
Gega kthehet te Partizani, me të cilët arriti të fitonte titullin kampion në sezonin 2018-2019. Ky vendim u mor pas humbjes në derbin ndaj Dinamos, ku skuadra u drejtua nga Arbër Abilaliaj, aktualisht drejtor sportiv.
“FK Partizani njofton zyrtarisht lidhjen e marrëveshjes me trajnerin Skënder Gega. Presidenti Gazment Demi, në prani të Drejtorit të Përgjithshëm Olsi Rama dhe Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj, ka prezantuar trajnerin Gega para ekipit. Gega do të drejtojë ekipin për pjesën e mbetur të sezonit, me mundësi rinovimi për sezonin e ardhshëm. Nën drejtimin e tij, Partizani fitoi titullin kampion në sezonin 2018-2019”, thuhet në njoftimin e klubit.