Dashi:
Gjatë ditës do të jeni të paduruar dhe mund të bëni hapa të pamenduara mirë. Tregohuni tolerantë për të shmangur keqkuptimet. Nëse jeni në lidhje, mund të keni zhvillime të rëndësishme, por pas disa gabimeve, mbrëmja do të ofrojë mundësi për të rifilluar dhe organizuar momente romantike. Beqarët do ndihen tërhequr nga dikush, por rivaliteti mund t’iu pengojë. Në punë mund të hasni vështirësi për shkak të mungesës së organizatës dhe kujdesit për shpenzimet.
Demi:
Ditën e sotme mund të përballeni me zhgënjime dashurie, duke ndjerë melankoli. Nëse jeni në lidhje, debatet mund të jenë të shpeshta dhe të ashpra. Beqarët do jenë të prekur nga fjalët e disa personave të interesuar që mund të kërkojnë përfitime. Në punë mund të hasni pengesa ligjore dhe administrativë që do e vështirësojnë avancimin. Financat do jenë të qëndrueshme, por jo të shkëlqyera.
Binjakët:
Sot nuk do jeni në humorin më të mirë dhe nuk do dëshironi të ndryshoni zakonet tuaja. Tensionet mund të lindin me partnerin, por nuk do pranoni të bëni atë që ai dëshiron. Beqarët do të kenë sharm të madh, por do ndihen të pasigurt për të hedhur hapa të reja. Në punë do të ndiheni të pasigurt dhe mund të hasni disa vështirësi. Kujdes me financat, për t’i mbajtur ato të qëndrueshme.
Gaforrja:
Do të jeni të vendosur dhe nuk do lejoni që të tjerët të ndikojnë në vendimet tuaja. Nëse jeni në lidhje, do keni mundësinë të bëni diskutime të sinqerta dhe të arrini marrëveshje. Beqarët do shprehin pëlqimin e tyre, por nuk do e nxitoni të filloni një lidhje. Në punë do të jeni të motivuar dhe do arrini qëllimet tuaja. Financat do mbeten të stabilizuara nëse keni kujdes.
Luani:
Puna dhe financat mund t’ju sjellin vështirësi, por do kaloni sfidat me ndihmën e të afërmve. Nëse jeni në lidhje, mund të ketë debate të momentit, por pas disa orësh do e kuptoni se nuk mundeni pa partnerin. Beqarët do vënë re një interes nga një koleg, por mund të jenë të pasigurt për të hedhur hapa. Në punë mund të hasni pengesa nga kolegë, dhe për financat është e nevojshme të shpenzoni me kujdes.
Virgjëresha:
Do të ndiheni të pasigurt dhe mund të mbylleni në vetvete. Nëse jeni në lidhje, kujdes me kërkesat dhe fjalët që do thoni pasi partneri mund të mos jetë në humorin e duhur. Beqarët do hezitojnë të hedhin hapa, duke lënë mundësi takimesh të humbura. Në punë, shmangni kërkesat për rritje page dhe mos u shqetësoni për objektivat që nuk do arrihen. Financat mund të përmirësohen nëse jeni të mençur.
Peshorja:
Ngjarje të papritura mund t’ju ndihmojnë të merrni drejtimin e duhur. Nëse jeni në lidhje, mos nxitoni të bëni përfundime, por flisni hapur me partnerin. Beqarët do jenë më të matur dhe nuk do bëjnë hapat e shpejtë. Në punë, do ndiheni të pakënaqur nga bashkëpunimi me disa kolegë. Megjithatë, do tregoni vigjilencë dhe do mbani financat në kontroll.
Akrepi:
Do të ndiheni të lodhur dhe do keni nevojë për një pushim për të reflektuar. Nëse jeni në lidhje, flisni hapur dhe zgjidhni mosmarrëveshjet. Beqarët duhet të jenë të hapur për njohje të reja. Në punë do duhet të luftoni për të mbrojtur idetë tuaja, ndërkohë që shpenzimet mund të jenë të vështira për t’u menaxhuar.
Shigjetari:
Sot bëni atë që ndieni, pa u shqetësuar për mendimet e të tjerëve. Nëse jeni në lidhje, do bëni përpjekje për të rifilluar gjithçka, duke kërkuar falje dhe përmirësuar marrëdhënien. Beqarët do ndihen të pasigurt për të hedhur hapa të rinj. Në punë do keni liri veprimi, por duhet të tregoheni realistë me shpenzimet për të ruajtur stabilitetin financiar.
Bricjapi:
Komunikimi do të jetë në kulm dhe do keni mundësinë të provoni aktivitete të reja me partnerin. Beqarët do kërkojnë një person që t’iu ofrojë liri, dhe mund të realizojnë njohje interesante. Në punë, bashkëpunimi me kolegët do sjellë rezultate të mira. Financat do jenë të qëndrueshme, mund të kurseni edhe për të ardhmen.
Ujori:
Do të dëshironi të jetoni jetën në mënyrën tuaj, por mund të lodheni shpejt. Nëse jeni në lidhje, tregohuni të duruar dhe realiste pasi partneri nuk do mund t’iu ndjekë përherë. Beqarët do jenë shumë joshës, por duhet të tregohen të kujdesshëm me ata që do të njohin. Në punë do jeni të energjizuar dhe do menaxhoni shumë projekte njëkohësisht. Financat do mbeten të qëndrueshme nëse bëni ekonomi.
Peshqit:
Sot do bëni përpjekje për të lënë pas zakone të këqija që ju kanë sjellë probleme. Nëse jeni në lidhje, mund të kërkoni zgjidhje për problemet me partnerin. Beqarët do kenë mundësi për njohje që do ua ngrohin zemrën. Në punë, planet do realizohen pas shumë mundi dhe do ndiheni krenarë për arritjet. Financat do jenë të mira nëse menaxhoni shpenzimet me kujdes.