MUND TË SJELLË TËRMETE TË FUQISHME, ZBULOHET ÇARJA GJIGANDE NËN TOKË!

Shkencëtarët kanë zbuluar një çarje gjigante që po zhvillohet nën Tokë, midis pllakës arabo-afrikane dhe asaj euroaziatike. Sipas një ekipi studiuesish, të udhëhequr nga gjeologu Renas Koshnaw nga MIT dhe Universiteti i Miamit, kjo çarje është e lidhur me zhdukjen e Oqeanit Neotetis, një oqean të lashtë që ndante dikur superkontinentet Gondwana dhe Laurasia.

Për miliona vjet, mbetjet e kësaj pllake oqeanike janë zhytur në mantelin e Tokës, por të dhënat sizmike të reja dhe modelet gjeodinamike tregojnë se pllaka po çahet në dysh. Çarja nis në juglindje të Turqisë dhe shtrihet drejt Irakut Verior dhe vargmalit Zagros.

Sipas Koshnaw, ky proces është si një plagë e vjetër që po hapet sërish. Pjesa oqeanike e pllakës po shembet në mantelin e Tokës, duke krijuar tensione që mund të ndikojnë në balancën tektonike të rajonit. Ekspertët paralajmërojnë se ky fenomen mund të rrisë frekuencën dhe intensitetin e tërmeteve në zonën përreth – Turqi, Irak dhe Iran – të cilat ndodhen në një rajon sizmik aktiv.

Profesor Jean-Philippe Avouac nga Caltech thekson se në të ardhmen mund të ndodhin tërmete më të forta në këtë zonë. Me përhapjen e mëtejshme të çarjes, mund të krijohet një mikropllakë e re mes Arabisë dhe Azisë së Vogël, duke ndryshuar hartën tektonike të Tokës në të ardhmen e largët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *