1700 VIRUSE ZOMBI, 41 MIJË VITE TË FSHEHUR NË AKULLNAJA…KJO MUND TË JETË PANDEMIA E RADHËS!

Shkencëtarët paralajmërojnë se Arktiku mund të jetë burimi i pandemisë së ardhshme, për shkak të “virusëve zombi” të mbijetuar për mijëra vjet në akullnajë dhe permafrostin e ngrirë. Sipas një studimi të ri, ngrohja globale po shkrin barrierat natyrore ndërmjet ekosistemeve, kafshëve dhe njerëzve, duke rritur ndjeshëm mundësinë e shpërthimit të sëmundjeve të reja.

Dr. Khaled Abass nga Universiteti i Sharjah thekson se ndryshimet klimatike nuk po shkrijnë vetëm akullin, por edhe kufijtë midis botës së egër dhe njerëzve. Shkrirja e permafrostit mund të çlirojë viruse ose baktere të lashta, të cilat mund të infektojnë njerëzit dhe të shkaktojnë pasoja të paparashikueshme.

Në vitin 2014, studiuesit izoluan viruse të gjalla nga permafrosti siberian, të cilat kishin qenë të ngrira për mijëra vjet. Po ashtu, në vitin 2023, një virus amebe u rikthye në jetë pas 48,500 vjetësh, dhe në 2020, u zbuluan 1,700 viruse të panjohura në një akullnajë në Kinën perëndimore, disa prej të cilëve kishin mbijetuar gjatë tre periudhave të ngrohjes globale.

Një rast konkret i rrezikut ndodhi në vitin 2016, kur sporet e antraksit u çliruan nga një kafshë e ngordhur në Siberi, duke shkaktuar infektimin e dhjetëra personave dhe vdekjen e një fëmije. Sëmundjet zoonotike, që kalojnë nga kafshët tek njerëzit, përbëjnë rreth 75% të të gjitha infeksioneve njerëzore dhe janë të rrezikshme për shëndetin publik.

Çdo vit, rreth katër seksilionë qeliza mikrobiale çlirohen nga permafrosti. Edhe nëse vetëm 1% prej tyre janë të rrezikshme, përmasa e jashtëzakonshme e këtyre mikroorganizmave rrit ndjeshëm mundësinë e shpërthimit të infeksioneve.

Shkencëtarët paralajmërojnë gjithashtu se rajonet arktike janë të rrezikshme për përhapjen e pandemive, për shkak të mungesës së infrastrukturës shëndetësore dhe mundësisë që sëmundjet të përhapen shpejt para se autoritetet të reagojnë. Siç përfundon Dr. Abass, “Çfarë ndodh në Arktik, nuk qëndron vetëm atje — pasojat përhapen në gjithë botën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *