ZBULIM HISTORIK: MARSI DIKUR KA QENË E BANUESHËM

Shkencëtarët kanë konfirmuar për herë të parë praninë e depozitave të mëdha karbonatesh në Mars – një tregues i qartë se planeti i kuq ka pasur një klimë të ngrohtë dhe të lagësht, të përshtatshme për jetën.

Këto karbonate janë formuar nga ndërveprimi i dioksidit të karbonit (CO₂) në atmosferën marsiane me ujërat e dikurshme të planetit, duke dëshmuar një cikël aktiv të karbonit – një proces thelbësor për ekzistencën e jetës.

Ky zbulim i jashtëzakonshëm, i publikuar në revistën shkencore Science dhe i koordinuar nga studiuesit e Universitetit të Calgaryt në Kanada nën drejtimin e Benjamin Tutolo, përfaqëson një hap të madh përpara në kërkimin për jetë jashtëtokësore.

“Ky është një zbulim befasues dhe i rëndësishëm, sepse na tregon se Marsi ka qenë i banueshëm,” thekson Tutolo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *