Ministri i Brendshëm turk, Ali Gerlikaya lajmëroi se dhjetë persona humbën jetën dhe më shumë se 30 u lënduan në një zjarr që përfshiu një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya në provincën Bolu, në veriperëndim të Turqisë gjatë natës.
Ai njoftoi se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe autoritetet janë duke kryer hetimet. Ai shtoi se zjarri ka rënë në dyshemenë e restorantit dhe ndërsa në hotel ndodheshin 234 persona.