Dashi
Do tregoheni kritikë ndaj vetes dhe të tjerëve, por kjo mund të ndihmojë në zgjidhjen e disa problemeve në çift. Beqarët mund të përjetojnë dashuri me shikim të parë. Kujdes në punë, ku mund të ndiheni të zhgënjyer. Financat mbeten stabël.
Demi
Dita do jetë e mbushur me reflektim dhe përpjekje për përmirësim. Çiftet do mbyllin plagët e së shkuarës dhe do përgatiten për surpriza. Beqarët të pranojnë ftesa! Në punë do jeni të mbingarkuar, ndërsa financat kërkojnë kujdes të veçantë.
Binjakët
Do ndiheni të tensionuar dhe të vështirë për t’u kuptuar. Marrëdhëniet në çift do jenë të vakëta, ndërsa beqarët nuk do realizojnë takime domethënëse. Në punë do ketë dinamizëm, por edhe përplasje me kolegët. Kujdes me shpenzimet!
Luani
Do jeni të papërmbajtshëm ndaj çdo kufizimi. Marrëdhëniet në çift do përmirësohen pas një fillimi të trazuar. Beqarët nuk do kenë ndryshime. Në punë do përballeni me konflikte që mund t’ju shtyjnë të mendoni për një ndryshim. Financat duken të qëndrueshme.
Virgjëresha
Dita kërkon kujdes në çdo hap. Do reflektoni para se të kërkoni ose kritikoni në çift. Beqarët do dinë të presin momentin e duhur për veprim. Puna nuk do jetë në kulm, por situata është e menaxhueshme. Financat do jenë nën kontroll.
Peshorja
Sfida kryesore e ditës do jetë kanalizimi i energjisë. Çiftet do ruajnë qetësinë edhe në mungesë vëmendjeje nga partneri. Beqarët duhet të ndryshojnë strategjinë e joshjes. Në punë, përkushtimi do vlerësohet. Financat janë pozitive.
Akrepi
Nostalgjia do jetë e pranishme. Në çift do mungojë komunikimi i thellë, ndërsa beqarët duhet të jenë të matur me vendimet. Puna do sjellë sfida, por optimizmi do mbetet i fortë. Financat mbeten të qëndrueshme.
Shigjetari
Do analizoni të kaluarën dhe do reflektoni mbi të ardhmen. Marrëdhëniet në çift mund të vuajnë nga mungesa e komunikimit. Beqarët do jenë të hapur ndaj aventurave. Në punë, do mësoni nga gabimet dhe do përmirësoheni. Financat përmirësohen falë ndihmës së të afërmve.
Ujori
Dita do karakterizohet nga logjikë dhe qetësi. Çiftet do shijojnë afërsinë, ndërsa beqarët mund të tërheqin dikë interesant. Në punë do përballeni me tension dhe pasiguri. Financat do menaxhohen mirë.
Peshqit
Do jeni të dashur dhe të përkushtuar, duke sjellë harmoni në çift. Beqarët do përjetojnë situata të pazakonta që do qartësohen deri në fund të ditës. Në punë do keni më shumë përgjegjësi, por me organizim do ia dilni. Financat kërkojnë vëmendje.