Një punonjës policie me gradën nënkomisar dyshohet se ka vjedhur sendet personale të një personi të ndaluar.
Sipas njoftimit të policisë, nënkomisari G.C., 31 vjeç, i cili shërbente si specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve pranë komisariatit të Gramshit, është pezulluar nga detyra. Gjithashtu, atij i është ndaluar dalja jashtë vendit, pasi është i dyshuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
Masat ndaj tij u caktuan nga Gjykata e Elbasanit, pas një hetimi të kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), e cila referoi çështjen në Prokurori.