Një qendër tregtare në Marikaj të Vorës është përfshirë nga flakët.
Rrethanat nuk dihen ende po ashtu as dëmet që mund të ketë shkaktuar.
Zjarrfikësit, po punojnë për shuarjen e zjarrit, ndërkohë që flakët po përhapen me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, por e ndikuar edhe nga materialet që gjenden brenda në godinë.