Parashikimi i motit, 31 Maj 2025

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, veçanërisht në zonat e ultësirës perëndimore.

Gjatë ditës priten orë të shumta me diell, ndërsa pasditja do të sjellë vranësira kalimtare në disa zona të vendit. Në verilindje ekziston mundësia për rrebeshe shiu afatshkurtra. Mbrëmja do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë territorin.

Temperaturat do të jenë në rritje, me minimumin që zbret deri në 8°C në Pukë dhe maksimumin që ngjitet deri në 30°C në Elbasan dhe Berat. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi deri në 38 km/h nga veriperëndimi, duke sjellë dallgëzim të lehtë deri në 2 ballë përgjatë vijës bregdetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *