Gjykata dënon Princin Lekën, Elia Zaharia shpallet e pafajshme

Gjykata e Tiranës dënoi sot Princ Leka Zogun me 1 vit burg lidhur me dhunën në pallatin mbretëror, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 2024.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove, për akuzën “dhuna në familje”.

Gjyqtarja Migena Laska dënoi me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elias, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë. Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin në 1 vit e 40 ditë me kusht.

Laska e shpalli të pafajshme Elia Zaharinë, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *