Trump u ndalon hyrjen në SHBA 12 shtete dhe kufizim të pjesshëm për 7 vende të tjera!

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër të ri ekzekutiv që ndalon hyrjen në SHBA për shtetasit nga 12 vende, përfshirë Afganistanin, Iranin, Libinë, Somalinë dhe Jemenin. Sipas Shtëpisë së Bardhë, masa synon të mbrojë vendin nga “terroristët e huaj dhe kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare”.

Përveç ndalimit të plotë, është vendosur kufizim i pjesshëm për qytetarët e 7 vendeve të tjera, mes tyre Kuba, Venezuela dhe Turkmenistani. Këto kufizime vlejnë si për migrantët, ashtu edhe për jo-migrantët, por parashikojnë përjashtime për banorët e përhershëm, mbajtësit ekzistues të vizave dhe ata që përmbushin interesa kombëtare të SHBA.

Vendimi vjen pas një sulmi antisemit në Colorado, megjithëse vendi i origjinës së autorit të sulmit, Egjipti, nuk është përfshirë në listë.

Një tjetër vendim i debatueshëm i presidentit ishte ndalimi i vizave për studentët ndërkombëtarë që synojnë të ndjekin studime në Universitetin e Harvardit. Institucioni e cilësoi urdhrin si “hakmarrës dhe të paligjshëm”, duke theksuar se do të vazhdojë të mbrojë studentët e tij ndërkombëtarë.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello, reagoi duke deklaruar se “të qenit në Shtetet e Bashkuara përbën një rrezik serioz për të gjithë, jo vetëm për venezuelianët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *