♈ Dashi
Hëna në kundërshti me Saturnin ju sjell tension. Në çift, jeni të mbyllur dhe partneri s’ju kupton. Beqarët mund të ndihen si në përrallë. Kujdes në punë dhe me financat.
♉ Demi
Me ndihmën e Marsit do keni energji pozitive. Në çift përballoni çdo debat me maturi. Beqarët guxojnë më shumë. Në punë besoni tek vetja. Financat të qëndrueshme.
♊ Binjakët
Konflikte dhe nerva në ajër. Në dashuri, situata e tensionuar. Beqarët mos u dorëzoni pas refuzimeve. Në punë përballeni me pengesa. Kujdes me borxhet.
♋ Gaforrja
Intuita në maksimum. Në çift jeni tolerantë dhe surprizat nuk do mungojnë. Beqarët luftojnë për atë që duan. Në punë durimi ju shpërblen. Shpenzoni me kujdes.
♌ Luani
Dita nis mirë, por ndikon negativisht hipokrizia e miqve. Në dashuri, ftohtësi. Beqarët mund të bëjnë gabime për hakmarrje. Kujdes në punë dhe me financat.
♍ Virgjëresha
Gjithçka varet nga sjellja juaj. Në çift kujdes nga flirtet, nëse nuk doni ndarje. Beqarët do jenë të pavendosur. Vlerësoheni shumë në punë. Financat shumë të mira.
♎ Peshorja
Ditë e ndriçuar dhe e bukur. Çiftet jetojnë harmoni. Beqarët duhet të shmangin nxitimin. Në punë energji dhe vendosmëri. Financat nisin të përmirësohen.
♏ Akrepi
Qielli hapet për ju! Në dashuri, afeksion dhe siguri. Beqarët kërkojnë diçka të qëndrueshme. Në punë keni përkrahjen e Uranit. Financat stabilizohen.
♐ Shigjetari
Lajme të mira pas një periudhe të vështirë. Dashuria rilind. Beqarët përballen me një takim që u ndryshon gjithçka. Ambicie në punë. Financat kërkojnë menaxhim.
♑ Bricjapi
Ditë plot ndjenja. Në çift largoni rutinën. Beqarët realizojnë një lidhje që kanë ëndërruar. Në punë jepni maksimumin. Buxheti përmirësohet ndjeshëm.
♒ Ujori
Jo dita më e mirë. Në dashuri ka ftohtësi për mungesë përkushtimi. Beqarët presin. Në punë nisni projekte të rëndësishme. Financat do jenë të trazuara.
♓ Peshqit
Imagjinatë dhe dashuri. Çiftet provojne gjëra të reja. Beqarët nisin një etapë emocionale. Në punë vini rregull dhe strukturë. Financat kërkojnë më shumë ambicie.