Rama takohet me zyrtaren e TikTok: Së shpejti mbyllim aksesin

Kryeministri Edi Rama u takua sot me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTokut për Europën, gjatë Forumit Ekonomik Botëror të Davosit.

Pas takimit, Rama lajmëroi në rrjetet sociale me anë të një statusi, ku shkruan:Shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë.

Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *