Një pallat është përfshirë nga flakët këtë pasdite në rrugën “Reshit Petrela” në kryeqytet.
Zjarri ka rënë në katin e 8-të të një pallati ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur dhe shërbimet e zjarrfikëses teksa po punojnë për shuarjen e flakëve.
Gjithashtu shërbimet e policisë po marrin masa për evakuimin e banorëve ndërsa deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale.
Ende nuk janë bërë me dije faktorët që kanë shkaktuar flakët.