Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për rrezikun e zjarreve në territorin shqiptar gjatë dy ditëve në vijim, 23 dhe 24 qershor.
Sipas IGJEUM, në qarkun Fier pritet nivel rreziku “i lartë”, ndërsa në disa zona të lokalizuara të qarqeve të tjera do të ketë po ashtu rrezik të shtuar. Këto përfshijnë:
Shkodër (Jug)
Lezhë (Qendër)
Durrës (VeriLindje)
Tiranë (Jug)
Elbasan (JugPerëndim)
Vlorë (Veri)
Në qarqet e tjera, rreziku mbetet në nivelin “e moderuar”. Parashikimi nënvizon se rreziku do të jetë më i lartë ditën e martë, më 24 qershor.
Kushtet meteorologjike:
Reshje: Nuk priten reshje gjatë këtyre dy ditëve në asnjë prej qarqeve.
Temperaturat e së martës (24 qershor):
Bregdet: 17°C / 32°C
Zona të ulëta: 15°C / 34°C
Zona malore: 12°C / 32°C
Era: Parashikohet të jetë e lehtë deri mesatare.
IGJEUM apelon për kujdes të shtuar, sidomos në zonat pyjore dhe fton institucionet përkatëse dhe qytetarët të marrin masa parandaluese për shmangien e zjarreve.