Atentat ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky

Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës (SBU) ka njoftuar se ka parandaluar një atentat për vrasjen e presidentit Volodymyr Zelensky në aeroportin Rzeszow të Polonisë, një pikë strategjike pranë kufirit me Ukrainën që përdoret rregullisht për udhëtime zyrtare.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia polake PAP dhe më pas konfirmuar nga kreu i SBU-së, Vasyl Malyuk, i cili deklaroi për mediat se operacioni është kryer me sukses, pa dhënë detaje për kohën e saktë të zhvillimit.

“Qëllimi ishte eliminimi fizik i presidentit Zelensky në aeroportin e Rzeszow. Ishin marrë në konsideratë disa metoda, përfshirë përdorimin e një droni FPV dhe një snajperi,” u shpreh Malyuk.

Sipas informacioneve të publikuara nga agjencia ukrainase Interfax, në këtë plan dyshohet se ishte përfshirë një ish-ushtar polak, i rekrutuar vite më parë.

Kjo nuk është hera e parë që SBU parandalon një atentat ndaj presidentit ukrainas. Malyuk kujtoi se një tjetër komplot për eliminimin e Zelensky ishte zbuluar dhe ndaluar edhe vitin e kaluar në selinë e tij në Kiev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *