33 milion euro të padeklaruara nga rrjetet sociale, 100 persona në hetim

Drejtoria e Hetimit pranë Administratës Tatimore ka nisur një hetim të zgjeruar ndaj 100 individëve dhe subjekteve që dyshohet se kanë përfituar të ardhura të konsiderueshme nga platformat digjitale si Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google dhe PayPal.

Sipas njoftimit zyrtar, nga verifikimet paraprake rezulton se bëhet fjalë për rreth 33 milionë euro të ardhura të padeklaruara, të cilat janë gjeneruar nga aktivitetet online në këto platforma.

Administrata Tatimore rikujton se më 29 mars 2024 ka njoftuar publikisht përmes rrjeteve sociale dhe kanaleve të tjera zyrtare, që individët dhe subjektet me të ardhura nga platformat digjitale duhet të përmbushin detyrimet e tyre ligjore përmes vetëdeklarimit në platformën DIVA 2024.

Në vijim, Drejtoria i bën thirrje tatimpaguesve që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më parë vetëdeklarimin, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera ligjore që mund të vijnë si rezultat i hetimeve të thelluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *