Kreu i SPAK, Altin Dumani, raportoi mbi ecurinë e hetimeve për parregullsitë në procesin zgjedhor, duke bërë të ditur se janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për kontrolle në banesa, zyra dhe ambiente të tjera, ku janë sekuestruar prova të rëndësishme.
Megjithatë, Dumani theksoi se hetimet hasin vështirësi për shkak të kallëzimeve të paplota të depozituara nga partitë politike, të cilat nuk ofrojnë bazë të mjaftueshme për një hetim të thelluar.
Ai bëri thirrje për më shumë ndërgjegjësim qytetar dhe mbështetje ndaj denoncimeve publike, përmes fushatave informuese dhe garantimit të mbrojtjes ligjore për dëshmitarët.