Meta mbetet në burg, në sallën e gjyqit akuzon Monikën për kartën e kreditit: E ka përdorur ajo

Pas më shumë se dy orësh seancë gjyqësore, Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Avokatët e tij kishin kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por kërkesa u rrëzua.

Pas vendimit, avokati Kujtim Cakrani deklaroi për mediat se seanca u përqendrua kryesisht në çështjen e kartës së kreditit, për të cilën Meta u shpreh se nuk e ka përdorur kurrë dhe se ajo është përdorur nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

“Diskutuam për rreth 45 minuta dhe parashtrova argumentet pse Meta nuk duhet të qëndrojë në paraburgim. Më pas foli vetë Meta për afro një orë. Sqaroi se karta e kreditit për të cilën flitet, është përdorur nga zonja Kryemadhi. Ai vetë nuk ka pasur asnjëherë kartë krediti,” – tha Cakrani.

Sipas avokatit, bëhet fjalë për një akuzë me sfond politik dhe se vendimi i gjykatës është i padrejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *