Manchester City ka treguar superioritetin e tij në arenën ndërkombëtare duke mposhtur me rezultatin bindës 5-2 Juventusin, në ndeshjen e fundit të grupit G në Botërorin e Klubeve.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola dominoi nga fillimi në fund, duke siguruar vendin e parë në grup dhe kualifikimin për më tej. Golat për anglezët u shënuan nga Doku, Kalulu (autogol), Haaland, Foden dhe Savinho.
Juventusi arriti të reagojë vetëm pjesërisht me dy gola të shënuar nga Koopmeiners dhe Vlahovic, që shërbyen më shumë për të zbutur rezultatin sesa për të rihapur ndeshjen.
Kjo është një tjetër humbje e thellë për një skuadër italiane në arenën ndërkombëtare, pas disfatës 5-0 që pësoi Interi nga Paris Saint-Germain në finalen e fundit të Ligës së Kampioneve. Një periudhë e vështirë për futbollin italian, që duket larg shkëlqimit të dikurshëm në Europë.