Zëri që të tradhton: Varianti i ri “Stratus” i Covid po përhapet në heshtje në Europë!

Një variant i ri i Covid-19, i quajtur Stratus, po zëvendëson shpejt variantin Nimbus dhe po përhapet me ritme të larta në Europë dhe Azinë Juglindore. Ky mutacion i fundit, i cili sipas OBSH-së ka aftësi më të larta për t’i shpëtuar sistemit imunitar, është futur tashmë në listën e varianteve që duhen monitoruar me kujdes gjatë verës.

Simptoma e re që bie në sy? Ngjirja e zërit!
Në Indi, ku Stratus u bë varianti dominues këtë pranverë, mjekët po vënë në dukje një simptomë të pazakontë që e dallon nga variantet e mëparshme: ngjirja e zërit, shpesh e shoqëruar me dhimbje të forta fyti, kollë të thatë dhe vështirësi gjatë gëlltitjes.

Simptoma të tjera përfshijnë:

-Lodhje të përgjithshme

-Temperaturë

-Bllokim i hundëve

-Dhimbje muskujsh dhe acarim në fyt

Shifrat alarmante:
Në Europë, përhapja e Stratus është rritur nga 10.6% në 16.7%, ndërsa në Azinë Juglindore ka shkuar nga 17.3% në 68.7%, duke lënë pas variantin Nimbus.

OBSH nxit vendet të marrin masa specifike për të përballuar rreziqet që vijnë nga ky variant dhe për të përmirësuar monitorimin e mutacioneve të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *