Gazo..10 votat që i hoqën mandatin Zegjines!

Procesi i rinumërimit në Qarkun e Fierit ka përmbysur ndarjen e mandateve mes dy kandidateve të PS-së. Zegjine Çaushi ka humbur mandatin, ndërsa Maldrita Bardho e ka fituar atë me vetëm 10 vota më shumë.

Pas verifikimit të votave preferenciale dhe atyre nga diaspora, KQZ publikoi këto shifra:

🔸 Maldrita Bardho – 3616 vota preferenciale + 1020 nga diaspora = 4636 vota
🔸 Zegjine Çaushi – 4026 vota preferenciale + 600 nga diaspora = 4626 vota

Një garë e ngushtë që tregon se në politikë, një mandat mund të varet nga… një dorë votash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *