Kufizime të reja për trafikun në Durrës, Policia Bashkiake vendos masa strikte për oraret e qarkullimit!

Kufizime të reja për trafikun në Durrës për periudhën Janar – Maj 2025.

Prej disa ditësh, trafiku në Durrës ka arritur nivele kritike, sidomos gjatë orëve të pikut në mëngjes dhe pasdite.

Për të përmirësuar qarkullimin dhe për të disiplinuar trafikun, Policia Bashkiake ka vendosur masa të reja për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në rrugët kryesore të qytetit.Nga data 15 janar deri më 15 maj 2025, automjetet ATP (automjete për transport të përzier) nuk do të lejohen të qarkullojnë në fashat orare 07:00-09:00 dhe 16:00-18:00, nga e hëna deri të premten. Ndërkohë, për automjetet e tonazhit të rëndë mbi 6.5 ton, qarkullimi do të ndalohet plotësisht, duke u orientuar në një itinerar të caktuar nga bashkia.

Për të njoftuar drejtuesit e mjeteve, janë vendosur sinjalistika të veçantë në të gjitha akset hyrëse dhe dalëse të qytetit. Rrugët që do të preken nga këto kufizime përfshijnë:Rrugët “Adria”, “Stefan Kaçulini”, “Glaukia”, “Hysen Kërtusha”, “Aleksandër Goga” (nga Drejtoria e Policisë deri te Prefektura)Bulevardet “Epidamn”, “Egnatia”, “Taulantia”Rrugët “Currilave”, “Mars 91”, “Dëshmorëve” dhe segmentet brenda unazës sipas hartës.

Për më tepër, subjektet tregtare duhet të respektojnë oraret dhe sinjalistikën për furnizimet e tyre. Përjashtime do të bëhen për automjetet e policisë, urgjencës, zjarrfikësve, transportit publik dhe disa institucione komunale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *