Rama i prerë: Çdo ndërtim pa leje do të shembet!

Nga Thethi në veri e deri në jug të vendit, çdo ndërtim pa leje do të shembet – ky ishte mesazhi i prerë i Kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me deputetë dhe kandidatë të mazhorancës për Tiranën.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një aksion të përkohshëm, por për një reformë të pandalshme që synon t’i japë fund ndërtimeve të paligjshme dhe zaptimit të territorit. Rama theksoi se çdo ndërtesë që cenon hapësirën publike, infrastrukturën, zonat e mbrojtura apo ndërtimet kritike do të rrënohet, pa asnjë tolerim apo dialog.

“Askush të mos mendojë se do të legalizojë në kundërshtim me ligjin apo jashtë afateve”, – u shpreh ai, duke nënvizuar se procesi i legalizimeve do të përmbyllet brenda vitit 2028, i mbështetur nga digjitalizimi i hartave dhe Paketat e Maleve për banorët që kanë prona në zona të thella.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *