Kush shkel lejen e ndërtimit mbi masën 2%, do t’u konfiskohet i gjithë ndërtimi

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër paralajmërim të fortë në kuadër të reformës për mbrojtjen e territorit. Gjatë një takimi me deputetë dhe drejtues të Bashkisë së Tiranës, ai deklaroi se çdo shkelje e lejes së ndërtimit përtej 2% të kufijve të saj, do të sjellë konfiskimin e plotë të ndërtesës.

“2% është një tolerancë e arsyeshme dhe e pranuar edhe ndërkombëtarisht. Por nëse kapërcehet, e gjithë godina do t’i kalojë shtetit. Këto janë shkelje të vetëdijshme që bëhen për përfitim financiar dhe përbëjnë paligjshmëri të plotë”, u shpreh Rama.

Ai njoftoi gjithashtu krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, një strukturë e re që do të ketë shtrirje kombëtare dhe përfaqësi në çdo rajon. Qëllimi është të ndihmohen sidomos bashkitë e vogla në proceset e planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *