Aktivistja e njohur ndërkombëtare për klimën, Greta Thunberg, do të jetë sot në Tiranë për të marrë pjesë në protestën në mbështetje të Palestinës, e cila do të zhvillohet në orën 18:00 në Sheshin “Skënderbej”.
Lajmin e ka bërë vetë të ditur Thunberg përmes një njoftimi ku i bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit.
“Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin energjinë e fundit që u ka mbetur për t’i bërë thirrje botës të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur. Shpresoj të të shoh aty”, shkruan Thunberg.
Pjesëmarrja e saj në protestë pritet të sjellë vëmendje të shtuar ndërkombëtare ndaj qëndrimit të qytetarëve shqiptarë për konfliktin në Gaza.