Dashamir Shehi: Sali Berisha po përdor PD për hallet e veta!

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka akuzuar liderin e PD-së, Sali Berisha, se po përdor partinë për interesat e tij personale dhe po e mbajti të bllokuar alternativën opozitare.

Në një intervistë për A2 CNN, Shehi theksoi se Berisha ka penguar hapjen e listave, duke e mbajtur opozitën të përçarë dhe duke shmangur mundësinë për një garë të ndershme dhe të hapur që do t’i mundësonte fitoren opozitës.

Sipas Shehit, ky veprim është pjesë e një strategjie të Berishës për të mbajtur PD-në pa një projekt politik të qartë, duke theksuar se partia do të kishte më shumë mundësi të fitonte dhe të tërhiqte mbështetje nëse nuk do të udhëhiqej nga Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *