Operacioni që i riktheu jetën një 75-vjeçari – Sukses historik në Spitalin Memorial Fier

Në Spitalin Memorial të Fierit është realizuar me sukses një ndërhyrje delikate dhe e avancuar në fushën e neurokirurgjisë, që i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar, pas një goditjeje të rëndë në tru.

Pas gjashtë muajsh trajtim dhe përkujdesje të pandërprerë, mjekët vendosën pjesën e munguar të kraniotomisë, duke përmbyllur me sukses një proces të gjatë rehabilitimi. Sot, pacienti ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore, duke shënuar një moment të rëndësishëm si për të, ashtu edhe për stafin mjekësor.

Operacioni u krye nga një ekip i përkushtuar profesionistësh: Dr. Egemen Nursoy, Dr. Klaudio Disha, Dr. Hasan Bayindir, Dr. Holta Kraja, si dhe infermieret Xhesika Hoxha dhe Fjorida Ago.

Ky është një tjetër hap domethënës në përparimin e shërbimeve shëndetësore në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *