Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit merr në administrim Pallatin e Kongreseve

Qeveria shqiptare ka miratuar transferimin e pronësisë së një pasurie shtetërore në Tiranë, ku ndodhet Pallati i Kongreseve, në funksion të një projekti të rëndësishëm investimi për kulturën dhe infrastrukturën publike.

Sipas vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave, prona me numër 7/74 në zonën kadastrale 8160, deri më tani në administrim të Bashkisë së Tiranës, i kalon Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ky vendim është marrë me porosi të Kryeministrit Edi Rama dhe në mungesë të tij, nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Objektivi kryesor i këtij transferimi është realizimi i projektit “Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve”, një prej godinave më ikonike të jetës kulturore dhe institucionale në kryeqytet.

Prona do të hiqet nga inventari i pronave të Bashkisë Tiranë, i miratuar më herët me vendimin nr. 834, datë 13 dhjetor 2006, dhe i ndryshuar ndër vite.

Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar:

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Bashkia e Tiranës

Agjencia Shtetërore e Kadastrës

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në “Fletoren Zyrtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *