Trump i dërgon letër Vjosa Osmanit: “Një mike e vërtetë…”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër zyrtare nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ku ai e falënderon për lidershipin e saj të guximshëm dhe e cilëson si një “mike të vërtetë” të Amerikës.

Në letrën e tij, Trump shpreh mirënjohje për përkushtimin e Presidentes Osmani ndaj marrëdhënieve të ngushta me SHBA-të dhe për vendimin e Kosovës për të pranuar shtetas nga vende të tjera, duke e cilësuar këtë si një shembull të qartë të gatishmërisë për bashkëpunim dhe të dhembshurisë së popullit kosovar.

Trump thekson lidhjet e veçanta mes dy vendeve, të bazuara në respekt të ndërsjellë, vlera demokratike të përbashkëta dhe një vizion të përbashkët për paqe dhe mirëqenie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *