Evi Kokalari dhe Bleona Qereti përfundojnë në gjykatë: P*ostitutë, striptiste, ke fjetur me ish presidentë e ministra

Bleona Qereti ka paditur në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut aktivisten Evi Kokalari për shpifje. Sipas dokumenteve të dorëzuara më 14 gusht 2025, këngëtarja shqiptaro-amerikane akuzon Kokalarin se ka zhvilluar një fushatë denigruese kundër saj përmes rrjeteve sociale dhe komunikimeve private, duke e quajtur “prostitutë, striptiste dhe artiste kabareje”.

Qereti i cilëson këto pretendime si tërësisht të rreme dhe të fabrikuara me qëllim për t’i dëmtuar reputacionin, karrierën dhe gjendjen emocionale. Ajo kërkon gjykim me juri dhe dëmshpërblim prej 2 milionë dollarësh.

Në padi përmendet edhe emri i këngëtares Xhensila Myrtezaj, duke u theksuar se Kokalari ka shpërndarë deklarata të pavërteta sikur Qereti kishte pasur marrëdhënie intime me ish-presidentë dhe ministra të Shqipërisë e Kosovës. Qereti mohon kategorikisht këto akuza, duke i quajtur shpifje të fabrikuara për të dëmtuar figurën e saj dhe për të prishur marrëdhëniet me persona me ndikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *