Këshilli i Ministrave ka miratuar sot shkarkimin e tre zëvendësministrave, të cilët prej majit janë edhe deputetë të Kuvendit.
Bëhet fjalë për:
•Ilva Gjuzi, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit;
•Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
•Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme.
Të tre emrat u liruan nga detyra për shkak të përfaqësimit të tyre në Kuvend, pasi fituan mandate deputetësh në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.