Qeveria shpërblen efektivët e angazhuar në luftën kundër zjarreve

Qeveria shqiptare ka miratuar sot vendimin për të shpërblyer me nga një deri në tre paga mujore të gjithë efektivët që morën pjesë në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës.

Kush përfiton?

-Forcat e Armatosura

-Policia e Shtetit

-Shërbimet e Mbrojtjes Civile

-Zjarrfikësit

Shuma e shpërblimit do të varet nga kohëzgjatja e angazhimit të tyre në terren.

Dekorimet e mëparshme

Disa ditë më parë, qeveria dekoroi me medalje 23 efektivë të policisë, ushtrisë dhe zjarrfikësve. Ndër ta ishte edhe Komisar Agim Troci, i cili u plagos teksa shpëtoi disa banorë të bllokuar nga flakët, duke u nderuar me Yllin e Mirënjohjes Publike.

Dëmet nga zjarret

Vetëm gjatë këtij sezoni veror, në Shqipëri u dogjën mbi 54 mijë hektarë pyje, si dhe dhjetëra banesa, stane, bagëti e ullishte.
Në përballimin e flakëve ndihmuan edhe avionë e helikopterë nga vendet fqinje, por edhe nga Suedia dhe Emiratet e Bashkuara.

Premtimet e qeverisë

Rishikim të Kodit Penal për veprën e zjarrvënies

Rindërtim të banesave të djegura

Kompensim për bagëtitë dhe gjedhët e humbur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *