Në fund të qershorit 2025, paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro, sipas Eurostat. Ky nivel e rendit Shqipërinë me pagën më të ulët minimale në Europë (përjashtuar vendet e ish-BS) dhe dukshëm poshtë mesatares së Ballkanit Perëndimor.
🔹 Mali i Zi – 670 euro (dyfishuar në 4 vitet e fundit)
🔹 Serbia – 618 euro (+70% që nga 2021)
🔹 Maqedonia e Veriut – 584 euro (+20% nga 2023)
🔹 Kosova – 350 euro (nga 1 tetori 2025)
🔹 Bosnja – 511-660 euro
Mesatarisht, vendet e rajonit paguajnë minimalisht rreth 620 euro, ndërsa Shqipëria është 34% më poshtë këtij niveli.
Në Shqipëri paga minimale nuk ka ndryshuar që prej vitit 2023, duke mbetur në 40 mijë lekë. Eurostat e ka raportuar rritjen nga 376 në 408 euro vetëm për shkak të zhvlerësimit të euros, ndërkohë që fuqia reale blerëse ka rënë, pasi çmimet – sidomos për ushqimet – janë më të larta se mesatarja e BE-së.
Ndërkohë, vendet e rajonit vijuan rritjen pas 2023: Serbia (+34%), Mali i Zi (+25%) dhe Maqedonia e Veriut (+20%).
Në BE, paga minimale më e lartë është në Luksemburg (2700 €), ndërsa më e ulëta në Bullgari (551 €). Në Turqi niveli është 558 €.
Shqipëria mbetet në fund të tabelës europiane për pagën minimale, me diferencë të ndjeshme ndaj fqinjëve dhe shumë larg standardeve të BE-së.
(Ky artikull u përpunua në bazë të të dhënave të MONITOR)